Debat për pirjen e duhanit

duhani

OJQ “ Qendra e Aktivizimit të Rinisë” në kuadër te Projektit “Pirja e Duhanit Vret” i financuar dhe i mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, përkatësisht Departamenti i Rinisë.

Qëllimi i këtij Projekti është: Pengimi dhe parandalimi i pirjes së duhanit tek te rinjtë e Regjionit të Gjilanit, si dhe ndërmarrja e të gjitha masave për zbatimin dhe implementimin e ligjit për duhanin, në Komunën e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, me qëllim të mbrojtjes shëndetësore te të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeçare.

Debati do te mbahet ditën e Hënë, më 07.07.2014, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:45. Debati do te mbahet në sallën e Restaurant “Luli” në Gjilan.

Agjenda e Debatit:

11:45 – 12:00 – Ardhja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve;
12:00 – 12:15 – Fjala përshëndetëse nga Organizatorët;
12:15 – 12:50 – Paraqitje e rezultateve nga hulumtimet e nxjerrura me qytetarë;
12:50 – 13:30 – Debat i hapur me pjesëmarrës;
13:30 – 13:45 – Nxerrja e rekomandimeve dhe mbyllja e debatit.