18.07.2014

Blerita Korça

Blerita Korça

Emri: Blerita
Mbieri: Korca
Data e Lindjes: 12.04.1994
Vendi i Lindjes: Gjilan
———————————

Blerita Korca lindi më 12 Prill të vitit 1994 në qytetin e Gjilanit.

Arsimin Fillor e kreu në Shkollën Fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan. Si një nxënëse shembullore që ishte ajo morri pjese në gara shkollore dhe komunale në lenden e matematikes ku dhe arriti sukses. Blerita poashtu bënte pjesë në grupin letrar të shkollës në të cilin në klasë te nëntë ishte kryetare.

Ajo kishte shumë pasione e njëra ndër to ishte edhe muzika. Përveq shkollës fillore në “Rexhep Elmaz”, e perfundoi edhe shkollen fillore të muzikës në Piano.

Shkollën e mesme e kreu ne Gjimnazin “Zenel Hajdini” në drejtimin Matematikë-Informatikë. Edhe në shkollë të mesme gjatë periudhes 3 vjeçare, Blerita e vazhdoi shkollimin me një sukses dhe sjellje shembullore.

Pas përfundimit te shkolles se mesme,u regjistrua në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Pos studimeve ne Ekonomi që ajo i bën me shumë vullnet, merret edhe me aktivitete rinore si dhe trajnime të shumta në të cilat edhe u çertifikua.

Blerita flet rrjedhshën dy gjuhë. Gjuhën amëtare shqipe si dhe gjuhën angleze. Në kohë të lirë, i pëlqen të lexoj libra si në gjuhën shqipe poashtu dhe atë angleze. Ajo gjithashtu posedon aftesi profesionale në shumë programe në kompjuter (Microsoft Office, Indesing etc).

Tashmë Blerita Korca është sekretare gjenerale e organizatës së pavarur joqeveritare “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” në të cilën ishte edhe njëra ndër themeluesit e saj.