18.07.2014

Alban Mehmeti

Alban Mehmeti

Emri: Alban
Mbiemri: Mehmeti
Data e Lindjes: 03.04.1987
Vendi i Lindjes: Kamenicë
_______________________

Alban Mehmeti lindi me 03 Prill të vitit 1987 në qytetin e Kamenicës.

Arsimin fillor e kreu në Shkollën Fillore “Fan S. Noli” në Kamenicë.
Ndërsa shkollën e mesme e kreu ne SHMT “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë në drejtimin Elektroteknikë – Teknik i Informatikës me një sukses dhe sjellje shembullore.

Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoj të punoi në Bankën Botërore, për të vazhduar studimet pas 2viteve në UP “Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik dhe tani në Fakultetin Filozofik në Shkenca Politike.

Përveq studimeve mirret njëkohsisht me aktivitete politike, aktivitete rinore e studentore, humane dhe trajnime të shumta në lidership, paqësore, fuqizim të rolit ë rinisë në të cilat edhe u certifikua.

Albani përveq gjuhës amëtare flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze dhe pak atë serbo-kroate. Posedon aftësi profesionale në shumë programe kompjuterike e lëmi tjera. Kohën e lirë e kalon duke u marrë me aktivitete sportive, me shoqëri, tv (dokumentar, film, muzikë) etj.

Tashmë Alban Mehmeti është:
Nënkryetarë i OJQ-së, YAC (Youth Activism Center), kryetarë/sekretarë/anëtarë në një subjekt politik e njëkohësisht kandidat për asamble komunale (zgjedhjet 2013), anëtarë i këshillit të org. studentore USPE në Fakultetin Juridik, anëtarë i këshillit të KVRL-së, në Kamenicë.