7 familje u ndihmuan nga “Java Humanitare e Filmit”

Java e Filmit

“Java Humanitare e Filmit”, e cila u mbajtë më 12-15 Korrik 2015 e në të cilin u shfaqen filma shqiptar që kanë fituar çmime ndërkombetare, organizuar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë, në bashkëpunim me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të ditëve të diasporës, kishte për qëllim rikthimin e kulturës së filmit, promovimin e filmit kombëtar dhe ndihmën e familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Me paratë e grumbulluara nga hyrja e cila kishte kushtuar 0.50€, ashtu siç ishte pretenduar, u ble ushqim për familjet në nevojë, derisa me paratë e grumbulluara u arrit të ndihmohen 7 familje.

Ndihma e ofruar ishte me produkte bazike ushqimore si Miell, sheqer, krypë, vaj, oriz, fasulje, patate, makarona, fide, biber, vegetë, qumesht, lëngje dhe llokuma.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë i falenderon të gjithë për kontributin e tyre, duke i falenderuar edhe regjisorët që lejuan shfaqjen e filmave të tyre pa pagese.